Lajmet

Evolucioni i celularit (Infografik)

Publikuar , 08 Tetor 2013
0
Evolucioni i celularit (Infografik)

SmartfoneJanë dashur disa dekada para se telefonët të arrijnë aty ku janë sot. Në këtë infografik do të shohim se si ka ndryshuar gjithçka, nga ato më të vjetrit, të cilët jemi mësuar t’u shtojmë shpeshherë edhe fjalën “tullë” për shkak të madhësisë së tyre të paimagjinueshme sot, e deri tek smartfonët e viteve të fundit, me të cilët mund të bëjmë pothuajse gjithçka.

Telefoni i parë Mobira Senator nga Nokia është lançuar në vitin 1982 dhe peshonte rreth 10 kg. Ka kushtuar 6200 $ në atë kohë, ose, duke marrë parasysh vlerën në kohë të parasë, konvertohet në 15 000 $ sot.

DynaTAC nga Motorola u lançua në vitin 1983. Ai peshonte 1.13 kg, mund të flisje vetëm 30 minuta (dhe donte rreth 8 orë për t’u karikuar). Kushtonte 3995 $ në atë kohë. Prototipi ishte krijuar nga Dr. Martin Cooper që në vitin 1973, por u deshën 10 vjet derisa të lançohej për publikun.

Mobira Cityman nga Nokia në vitin 1987, peshonte 800 gram, mund të flisje 50 minuta dhe kushtonte 6100 $. Telefoni është përdorur edhe nga Gorbaçovi në një konferencë.

Motorola StarTAC, lançuar në vitin 1995, peshonte 85 gram dhe mbante bateri deri në një orë (për te folur). Kushtonte 1000 $ dhe ishte i pari që kishte dridhje.

Nokia 8110 në vitin 1996 peshonte 152 gram, mbante bateri deri në dy orë dhe ishte telefoni i parë me shinë. Është përdorur në filmin e parë Matrix.

Nokia 5110 në vitin 1998, peshonte 170 gram, mbante bateri 3 orë dhe ishte i pari që ofronte edhe mesazhet.

Nokia 7110 në vitin 1999, peshonte 142 gram, mbante bateri 3 orë dhe kushtonte 200 $. Ishte i pari që kishte një shfletues WAP për të aksesuar internetin.

LEXO EDHE:  Mbërrin versioni i parë eksperimental i Android Q

Palm Treo në vitin 2002, peshonte 154 gram, mbante bateri 2.5 orë dhe shitej për 399 $. Kishte tastierë QWERTY dhe një program për njohjen e shkrimit të dorës.

Motorola Razr në vitin 2004, peshonte 95 gram, mbante bateri 7 orë dhe shitej për 600 $. Është konsideruar si një ndër telefonët ‘më të bukur’ të atyre viteve dhe ka shitur 130 milionë njësi deri në vitin 2008.

iPhone dhe revolucioni i tij në vitin 2007. Smartfoni kushtonte 499 $ për versionin me 4 GB, peshonte 113 gram dhe mund të flisje deri në 9 orë.

Nokia N900 në vitin 2009, peshonte 181 gram, mbante bateri 12 orë deri në 2 ditë për të folur, kushtonte 500 $ dhe lejonte animacionet në Flash si dhe përpunimin në Word.

iPhone 5 në vitin 2012 ishte 20% më i lehtë se iPhone 4, mbante bateri deri në 8 orë për të folur dhe kushtonte 649 $ me 16 GB.

Samsung Galaxy S3 po në vitin 2012, peshon 133 gram, mban bateri deri në 22.5 orë për të folur, ka një portë që lidhet me tastierë, mouse. Kushton 525 $.

BlackBerry Z10 në vitin 2013 peshon 136 gram, mban bateri deri në 10 orë, ka një portë HDMI që lidhet me ekranë apo monitorë dhe kushton 999 $ për versionin 16 GB. (PCWorld Albanian)

from-a-brick-to-a-tablet--the-evolution-of-cell-phones

Lajmet e fundit>