Biznes

Evropa do të implementojë taksën e saj dixhitale nëse mungon akordi global

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Shtator 2019
0
Gentilioni tha se do të mbikëqyrte përpjekjet Evropiane për të harmonizuar taksat korporatave në mesin e vendeve anëtarë si dhe të rishikojë rregullimin në fuqi. Evropa do të implementojë taksën e saj dixhitale nëse mungon akordi global

Bashkimi Evropian ka planifikuar të prezantojë një taksë për shërbimet dixhitale edhe nëse mungon një akord global mësohet të ketë thënë Komisioneri për Çështjet Ekonomike Paolo Gentilioni.

“Detyra ime e parë do të jetë për të implementuar një taksë uebi në nivel OECD/G20, ose e thënë ndryshe në nivel global, sepse do të ishte zgjidhja më efektive,” tha Gentilioni, ish kryeministër Italian për La Stampa.

“Komisioni synon të arrijë një akord deri më 2020, por nëse nuk është e mundur kjo, misioni im do të jetë për të propozuar një taksë uebi në Evropë dhe ne nuk jemi të përgatitur për të pritur gjatë,” tha Ai.

Gentilioni tha se do të mbikëqyrte përpjekjet Evropiane për të harmonizuar taksat korporatave në mesin e vendeve anëtarë si dhe të rishikojë rregullimin në fuqi.

Ai lavdëroi politikat monetare të Bankës Qendrore, por tha se nuk do të mjaftojnë për të kundërshtuar ngarkimin e ekonomisë Evropiane. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Messenger me funksion të tërheqjes së mesazheve të dërguara por vetëm për kohë të caktuar

Lajmet e fundit>