Lajmet

Evropa duhet të ketë një qëndrim të përbashkët ndaj Kinës për 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Nëntor 2019
0
Huawei mohon akuzat e Uashingtonit. Por Merkel preferon që të vendosen standarde sigurie të cilat do të mbrojnë rrjetet Evropiane jo vetëm nga një firmë e vetme. Evropa duhet të ketë një qëndrim të përbashkët ndaj Kinës për 5G

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje që vendet Evropiane të bashkohen në qëndrimin e tyre ndaj Kinës dhe teknologjisë 5G.

Disa ligjvënës Gjermanë duan që të përjashtojnë Huawei nga ndërtimi i rrjetit 5G në Gjermani pas paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara se mund të përgjohen nga Pekini.

Huawei mohon akuzat e Uashingtonit. Por Merkel preferon që të vendosen standarde sigurie të cilat do të mbrojnë rrjetet Evropiane jo vetëm nga një firmë e vetme.

“Një prej rreziqeve më të mëdha është se vende të ndryshme Evropiane kanë politika të ndryshme ndaj Kinës,” tha Merkel.

Një gjë e tillë do të ishte shkatrrimtare jo për Kinën por për Evropën vijoi Ajo. Merkel kërkoi që Gjermania dhe Franca së bashku të përgatisin një zgjidhje mbarë Evropiane në këtë drejtim.

Franca ka vendosur të mos ndjekë Shtetet e Bashkuara për të përjashtuar Huawei nga ndërtimi i rrjetit 5G. Në Gjermani të gjithë operatorët celularë por edhe fikës kanë lidhje tregtare dhe janë konsumatorë të Huawei. Ekspertët kanë paralajmëruar se përjashtimi i Huawei mund të shtyjë debutimin e rrjeteve 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Si do të ndryshojë 5G-ja jetët tona?

Lajmet e fundit>