Harduer

Evropa, fronti i përplasjes mes Huawei, Apple dhe Samsung

Mar 28 2018
0 Shpërndarje
Modeli bazik fillon nga 649 euro ndërsa modeli Pro deri në 899 Euro. Galaxy S9 shitet për 739 euro ndërsa S9+ për 869 euro. Evropa, fronti i përplasjes mes Huawei, Apple dhe Samsung

Huawei, numri 3 në botë i prodhimit të telefonëve inteligjentë, do të përdorë debutimin e telefonit të ri në Paris ditën e Marte për të fituar terren ndaj rivalëve Samsung dhe Apple.

Me me një kamër të shkëlqyer dhe çmim agresiv, P20 përfaqëson përpjekjen më të re të Huawei për të konkurruar kokë më kokë me Galaxy S9 dhe iPhone X.

Versioni Premium i P20, P20 Pro, vjen me tre kamera të pasme dhe një sensor thellësie imazhi.

Modeli bazik fillon nga 649 euro ndërsa modeli Pro deri në 899 Euro. Galaxy S9 shitet për 739 euro ndërsa S9+ për 869 euro.

Telefoni gjithashtu përfaqëson ambicien e kompanisë për tu bërë prodhuesit numër 2 në botë i telefonëve.

Shitjet e kompanisë janë rritur me 50% në Evropë. Dy tregjet më të mëdha, Itali dhe Spanjë, Huawei shet më shumë telefonë sesa Apple ndërsa i është afruar Samsung.

Në Evropën Perendimore, Huawei është rritur me 12% sipas Counterpoint Research.

Tregjet më të dobëta të Huawei në Evropë janë Britania ku zë vetëm 5% dhe Franca me 6%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>