Lajmet

Evropa hidhet në aksion për të rregulluar monedhat virtuale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Tetor 2019
0
Gjithashtu Bashkimi Evropian tashmë po shtyn G20-ën për një aksion global ndaj “stablecoins.” Libra është më e njohura në mesin e “stablecoins”, kriptomonedha të cilat mbështeten në asete si depozita parash tradicionale, ar apo letra me vlerë. Evropa hidhet në aksion për të rregulluar monedhat virtuale

Komisioneri Evropian i financave premtoi ditën e Marte se Unioni do të propozojë rregulla të reja për monedhat virtuale, një përgjigje e cila vjen si reagim i planeve të Facebook për të prezantuar Libra të cilin Bashkimi Evropian e sheh si kërcënim për stabilitetin financiar.

Franca dhe Gjermania kanë thënë se Libra mund të kufizojë sovranitetin e tyre monetar. “Evropa ka nevojë për një qasje të re ndaj kripto-aseteve si Libra,” tha Valdis Dombrovskis ligjvënësve Evropian ditën e Marte.

Bashkimi Evropian nuk ka në fuqi një kuadër për rregullimin e kriptomonedhave. Në pesë vitet e fundit Dombrovskis i ka rezistuar rregullimit të monedhave dixhitale.

Gjithashtu Bashkimi Evropian tashmë po shtyn G20-ën për një aksion global ndaj “stablecoins.” Libra është më e njohura në mesin e “stablecoins”, kriptomonedha të cilat mbështeten në asete si depozita parash tradicionale, ar apo letra me vlerë.

Ende Komisioni Evropian nuk ka një axhendë të qartë për implementimin e rregullave mbi këtë sektor. Dombrovskis tha se rregullat do të përqendrohen tek mbrojtja e stabilitetit financiare, e konsumatorëve dhe adresimi i shqetësimeve si pastrimi i parave apo financimi i terrorizmit.

Dombrovskis është ish kryeministër i Letonisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fotot e reja të Galaxy Note 10 nuk lënë asnjë sekret për debutimin e tij më 7 Gusht

Lajmet e fundit>