Analiza

Evropa i var shpresat tek aplikacionet për të luftuar koronavirusin

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Qershor 2020
0
Aplikacionet e lançuara së fundi kanë avantazhe të mëdha krahasuar me ato që u prezantuar në ditët e para të pandemisë dhe nuk kanë databaza të centralizuara të cilat mund të kompromentojnë privatësinë. Evropa i var shpresat tek aplikacionet për të luftuar koronavirusin

Vendet Evropiane po dalin gradualisht nga një izolim i egër i pandemisë së koronavirusit dhe po kërkojnë shpresë tek gjenerata e dytë e aplikacioneve për gjurmimin e infektimeve.

Aplikacionet e lançuara së fundi kanë avantazhe të mëdha krahasuar me ato që u prezantuar në ditët e para të pandemisë dhe nuk kanë databaza të centralizuara të cilat mund të kompromentojnë privatësinë.

Zvicra, Letonia dhe Italia kanë zgjedhur teknologjinë Bluetooth mbi të cilin është ndërtuar dhe mekanizmi i Apple dhe Google. Përmes kësaj teknologjie aplikacionet në smartfonët e përdoruesve shkëmbejnë informacion në mënyrë anonime kur përdoruesit janë pranë njërit-tjetrit.

Afro 30% e smartfonëve në Evropë kanë Apple iOS dhe pjesa tjetër pothuajse të gjithë Android. Së bashku ata përbëjnë 99% të smartfonëve në mbarë botën.

Sfida më e madhe do të jetë nëse një valë e dytë infektimesh shpërthen,” tha Ingamars Pukis në operatorin celular LMT i cili mbështet një aplikacion të tillë.

“Shpresojmë të jemi gati me më shumë funksionalitetet dhe përdorim më të lartë nëse një valë e dytë vjen,” tha Pukis.

Dhjetëra vende të ndryshme kanë lançuar aplikacion për gjurmimin e kontakteve dhe kanë ose Bluetooth ose teknologji për gjurmimin e vendodhjes për të njoftuar njerëzit nëse janë ekspozuar ndaj koronavirusit.

Por zhvilluesit e një aplikacioni Zviceran shpresojnë se teknologjia do të asistojë edhe ata njerëz të cilët nuk e dinë të kenë rënë në kontakt me një të infektuar.

Aplikacioni po testohen me një grup vullnetarësh në kafeteri, në një tren, dyqan apo festë. Aplikacioni Zviceran jo vetëm që njofton përdoruesin po gjithashtu mund të telefonohet për ti treguar se është në rrezik.

Disa vende të tjera të botës si Estonia, Finlanda, Irlanda dhe Portugalia po punojnë në aplikacion të ngjashme të decentralizuara.

LEXO EDHE:  Koronavirusi i bën bashkë Apple dhe Google

Ende ka hapësira të cilat përbëjnë problem sepse teknologjia Bluetooth nuk është ndërtuar për të matur me saktësi distanca. Ndërsa që këto aplikacione të funksionojnë nevojitet adoptim në masë, ata që janë më së shumti të rrezikuar, moshat e vjetra, përdorin shumë pak smartfonë.

Në Letoni përveç njoftimit, autoritetet synojnë të integrojnë edhe këshilla për të infektuarit.

Gjenerata e parë e aplikacioneve të gjurmimit që debutuan në Mars dhe Prill patën shumë pak impakt dhe ngritën alarmin e privatësisë. Australia u kërkonte njerëzve të regjistronin emrin dhe numrin e telefonit, diçka që Apple e refuzoi.

Edhe pse u shkarkua 6 milionë herë, aplikacioni muajin e kaluar gjeti vetëm një të infektuar. Aplikacioni Covid-Warn-App në Gjermani kërkon ti adresojë këto shqetësime sigurie kur të debutojë në Qershor.

Nuk ka ndarje simptomash, nuk ka grumbullim të dhënash të cilat janë anonime,” shprehej një përfaqësues i Deutsche Telekom kompania e cila po punon me SAP për aplikacionin.

Italia e ka quajtur aplikacionin e vet Immuni dhe lançuar në katër rajone. Franca ka zgjedhur një aplikacion të centralizuar.

Apple dhe Google thanë se muajin e kaluar 23 vende të botës kanë kërkuar teknologjinë e tyre për ndërtimin e aplikacioneve.

Stopp Corona, aplikacioni i parë Bluetooth në Evropië për gjurmimin e koronavirusit lançuar në Austri, ka marrë 600,000 shkarkime. /PCWorld Albanian