Lajmet

Evropa ka një plan për të rikthyer bateritë e zëvendësueshme tek smartfonët

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Shkurt 2020
0
Në vetëm pak sekonda kishit një bateri të re gati për tu përdorur. Por sot është një komoditet i rrallë. Sigurisht ndryshimi solli edhe benefitet e veta sepse bateritë u bënë më të mëdha. Evropa ka një plan për të rikthyer bateritë e zëvendësueshme tek smartfonët

Pak vit më parë të ndërrojë baterinë e smartfonit ishte diçka që mund ta bënit edhe ju vetë. E gjitha që duhej të bëni ishte të hiqni kapakun e pasëm të smartfonit dhe të zëvendësonit baterinë.

Në vetëm pak sekonda kishit një bateri të re gati për tu përdorur. Por sot është një komoditet i rrallë. Sigurisht ndryshimi solli edhe benefitet e veta sepse bateritë u bënë më të mëdha.

Në lidhje me jetëgjatësinë e baterisë, sot teknologjitë e kërkimit të shpejtë e bëjnë të panevojshëm ndërrimin e baterive. Por sipas një dokumenti të publikuar, Bashkimi Evropian nuk është i lumtur me skenarin aktual.

Dokumenti tregon se BE është gati të detyrojë prodhuesit në një të ardhme të afërt të prodhojnë telefonët me bateri lehtësisht të aksesueshme dhe të zëvendësueshme. Me këtë lëvizje Evropa synon të reduktojë mbetjet elektronike, ngjashëm me përpjekje për një portë karikimi universale tek smartfonët.

Dokumenti thotë se përdoruesit duhet të jenë të lirë të ndryshojnë baterinë dhe të mbajnë smartfonët për një periudhë më të gjatë sesa dy vite përdorim. Madje BE-ja synon që të ripërdorë materialet e baterive të zëvendësuar për të prodhuar të reja.

Plani pritet të prezantohet muajin e ardhshëm dhe vetëm koha do të tregojë nëse bateritë e zëvendësueshme do të rikthehen tek smartfonët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rritet tregtia e shërbimeve me BE