Harduer

Evropa kërkon të bëhet lider në prodhimin e çipeve kompjuterike

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Mars 2021
Unioni dëshiron që 20% e këtyre çipeve të prodhohen brenda Bashkimit Evropian deri më 2030, shifra të cilat aktualisht janë në nivelet e 10%. Evropa kërkon të bëhet lider në prodhimin e çipeve kompjuterike

Komisioni Evropian ka vendosur një objektiv ambicioz për të rritur prodhimin e çipeve kompjuterike deri në fund të kësaj dekade.

Unioni dëshiron që 20% e këtyre çipeve të prodhohen brenda Bashkimit Evropian deri më 2030, shifra të cilat aktualisht janë në nivelet e 10%.

Objektivi i vendosur vjen në një kohë kur industria ka dështuar të përballet me kërkesën. Aktualisht janë dy kompani të cilat dominojnë botërisht: kompania Tajvaneze TSMC dhe Koreano-Jugore Samsung. Këto dy kompani janë të vetmet të afta të prodhojnë çipe me teknologji të fundit.

Evropa ka pasur një industri të prodhimit të çipeve të shëndoshtë. Ndërsa Holanda është shtëpia e NXP Semiconductors dhe Gjermania është baza e Infineon Technologies, të tjerët kanë dërguar jashtë Evropës prodhimin.

Ndërtimi i një fabrike kushton të paktën 20 miliardë dollarë. Kostot me gjeneratat e fundit të çipeve janë rritur. Komisioni Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje për ndërtimin e fabrikave të reja të cilat shihen si një investim shumë i rëndësishëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefonët e rinj Samsung sakrifikojnë rezolucionin e ekranit për frekuencën e lartë të rifreskimit