Biznes

Evropa miraton ligjin për rregullimin e gjigantëve të teknologjisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Mars 2022
Bazuar në Aktin e Tregjeve Dixhitale, Apple do të detyrohet të hapë App Store ndaj sistemeve të pagesave të palëve të treta. Evropa miraton ligjin për rregullimin e gjigantëve të teknologjisë

Ligjvënësit Evropianë gjetën dakordësinë për një set rregullash të reja të cilat do të adresojë dominimin e gjigantëve të teknologjisë.

Nën Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA), gjigantë si Google dhe Apple do të detyrohen të hapin shërbimet dhe platformat e tyre edhe për biznese të tjera.

Kompani të mëdha teknologjike janë përballur me kritika për shfrytëzimin e dominimit të tyre për të dëmtuar konkurrencën.

“Ajo që duam ne është e thjeshtë: konkurrencë e ndershme,” tha shefja e konkurrencës e Bashkimit Evropian Margaret Vestager.

Lajmi është lëvizja më e madhe rregullatorë nga Bashkimi Evropian kundër asaj që e quan konkurrencë të pandershme nga kompani të mëdha teknologjike Amerikane.

Bazuar në Aktin e Tregjeve Dixhitale, Apple do të detyrohet të hapë App Store ndaj sistemeve të pagesave të palëve të treta.

Është diçka që Apple ka luftuar aq shumë në gjykatat Amerikane me Epic, krijuesin e Fortnite.

Google do ti kërkohet të lejojë motorë kërkimi alternativë në sistemin operativ Android, Google Maps ose shfletuesin Chrome.

Apple gjithashtu do të duhet të bëjë lëshime me iPhone duke lejuar përdoruesit të ç’instalojnë shfletuesin Safari apo aplikacione të tjera të imponuara.

Në shënjestër e këtij ligji janë WhatsApp, Facebook Messenger, iMessage, App Store, Google Play dhe shumë shërbime që u përkasin gjigantëve të teknologjike.

Bashkimi Evropian kërkon tu japë përdoruesve më shumë zgjidhje për mënyrën sesi njerëzit komunikojnë. Ligji do të prekë kompanitë me vlerë mbi 75 miliardë euro dhe shitje vjetore prej 7.5 miliardë euro dhe me të paktën 45 milionë përdorues në muaj.

Me tu implementuar ligji do ti japë Brukselit autoritet të paprecedent në rregullimin e kompanive madhor të teknologjisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ish presidenti Amerikan dërgon në gjykatë Facebook, google dhe Twitter