Biznes

Evropianët me mbushës universal të celularëve

Publikuar , 09 Korrik 2009
0
Evropianët me mbushës universal të celularëve

Dihet se aktualisht shumë celularë mbështeten në mbushës të ndryshëm, duke shkaktuar male me mbeturina elektronike.

Liderët industrialë, përfshirë Apple, Motorola, Nokia, Samsung dhe Sony Ericsson, kanë bërë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për ta paraqitur mbushësin universal, me 1 janar 2010, duke ofruar një zgjidhje për një nga bezdisjet kryesore të jetës moderne.

Me rritjen masive të numrit të celularëve gjatë këtyre viteve të fundit, është rritur gjithashtu edhe numri i mbushësve, gjë që ka si rezolutat prodhimin e mijëra mbeturinave teknologjik, duke qenë se përdoruesit ndryshojnë apo përmirësojnë pranuesit e telefonit.

Tani industria e pajisjeve mobile ka rënë dakord të standardizojë mbushësit e saj, duke i bërë të gjithë telefonat të pajtueshëm me një port mikro-USB , që veçse është standard për telefonat si BlackBerry apo Motorola.

Sipas Universitetit të Kuinslendit Jugor, vitin e kaluar janë shitur mbi 1.2 miliardë celularë në mbarë botën, të dhëna të raportuara nga grupi i industrisë GSMA (Groupe Speciale Mobile Association), ndërsa në anën tjetër janë prodhuar mbi 82,000 tonë mbushës.

Me shqetësimin për nivelin e mbeturinave të shkaktuara nga mbushësit me defekt apo të dalë mode, ligjvënësit evropianë kanë konsideruar detyrimin e prodhuesve të përshtatin teknologjinë universale.

“Jam shumë i kënaqur që industria ka gjetur një marrëveshje, e cila do ta bëjë jetën shumë më të lehtë për konsumatorin”, deklaroi Gunter Verheugen, zëvendës-president i krahut ekzekutiv të Komisionit Evropian.

“Kjo gjithashtu do të thotë konsiderueshëm më pak mbeturina elektronike, sepse njerëzve nuk do t’u duhet më të hedhin mbushësit kur blejnë telefona të rinj.”

Me këtë marrëveshje të gjerë në Evropë, pjesa e mbetur e botës nuk duket se do të ngelet pas.

LEXO EDHE:  Facebook nuk përjashton mundësinë e lançimit të Libra pa miratimin e autoriteteve

GSMA, e cila përfaqëson 750 operatorët e telefonisë mobile të botës, tashmë ka premtuar se afati i fundit për të paraqitur një mbushës universal është janari i vitit 2012.

Lajmet e fundit>