Analiza

Evropianët të paintersuar në Nokia Lumia 800

Publikuar , 16 Dhjetor 2011
0
Evropianët të paintersuar në Nokia Lumia 800

Nokia është duke e promovuar me të madhe celularin Lumia 800 dhe po e promovon si celularin e parë me Windows Phone, por në vend se të bëjë një goditje të madhe në Amerikë me modelin Lumia 800, kompania po fokusohet me të në Evropë.

Punët nuk po shkojnë mirë…

Reuters raporton një studim të ri nga firma Exane BNP Paribas ku thuhet se Evropianët nuk janë të interesuar, dhe vetëm 2.2 për qind prej të anketuarve janë shprehur se kanë qëllime për blerjen e Lumia 800, që nënkupton larg një interesimi prej asaj që kanë pajisjet si Galaxy S II apo iPhone 4S. 

Por në anën tjetër anketa e Exane mund të ketë një gabim të madh në margjina. Prej një grupi të përbërë nga 1,300 të anektuar në pesë tregje ku shitet Lumia 800, preferencat e blerjes janë marr vetëm nga 456 persona që kanë pasur qëllim të blejnë një celularë në muajin e ardhshëm.

Megjithatë kjo duket të lidhet me parashikimet e analistit James Faucette nga Pacific Crest që ka thenë se nuk do të ketë rezultate të mira. Edhe pse Lumia 800 është i paraparë si celularë për nivelin e lartë të tregut, ai nuk po shfaqet si i tillë. 

E teoria e Nokia’s se përdoruesit e Windows Phone do të jenë cool me teknologjinë e re sepse të gjithë kanë “iPhone 4S” dhe “shumë janë të frustruar nga kompleksiteti i Android dhe mungesa e sigurisë” nuk po i dhezën fare… Realiteti në treg është ndryshe… /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Huawei shitje rekord smartfonësh, Samsung dhe Apple në vështirësi

Lajmet e fundit>