Lajmet

Extension Defender largon shtojcat me reklama në Chrome

Publikuar , 02 Shkurt 2014
0
Extension Defender largon shtojcat me reklama në Chrome

Chrome: Me praninë e shumë shtojcave në dyqanin e uebit Chrome, është i dobishëm posedimi i një shtojce që do t’iu tregonte se cilat shtojca të tjera t’iu shmangeni dhe cilat janë të sigurta.

Extension Defender e bën këtë gjë, si në ueb, ashtu edhe në Chrome, nëse e instaloni atë. Ngjashëm sikur ExtShield, Extension Defender iu paralajmëron nëse keni të instaluar ndonjë shtojcë në Chrome e cila ju furnizon me reklama.

Për dallim nga ExtShield, zhvilluesi ka edhe një uebfaqe që liston të gjitha shtojcat në bazën e vet të të dhënave, kështu që edhe nëse zgjidhni që të mos e instaloni shtojcën, ju mund ta shfletoni listën atje, të vendosni shtojca të tjera që janë duke vepruar jo edhe aq mirë që të përfshihen në përditësimin e ardhshëm, e kështu me radhë.

Sapo të instalohet (po, vetë shtojca ju kërkon shumë leje), ju mund ta klikoni mburojën në shiritin e mjeteve për ta hapur atë në një tab të ri dhe të bëni një skanim të shtojcave në Chrome të cilat i keni instaluar. Nëse gjendet ndonjë gjë e dyshimtë, do ta shihni atë në një listë, së bashku me ID-në, emrin dhe autorin e shtojcës, si dhe një buton për ta larguar atë. Sapo ta instaloni, ai do të skanojë dhe do t’ju paralajmërojë edhe për shtojcat e reja që mund t’i instaloni.

Sërish, mbani mend që instalimi i një shtojce për të vëzhguar shtojcat e juaja është një çështje besimi. LifeHacker ka shikuar në kodin e kësaj shtojce dhe nuk ka vërejtur ndonjë gjë e cila mund të jetë shqetësuese, por pasi shtojcat në Chrome mund të përditësohen automatikisht pa e kuptuar përdoruesi, do të ju kuptonim nëse nuk do të besonit për një shtojcë të re nga një zhvillues i panjohur që premton se do të ju mbajë të sigurt. Nëse ju pëlqen kjo shtojcë, atëherë mund të klikoni këtë lidhje për ta vizituar uebfaqen e zhvilluesit dhe të shikoni listën e shtojcave të njohura për reklama. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ndërprerja e Facebook-ut vë në pikëpyetje për mënyrën tonë të jetesës

Extension Defender

 

Lajmet e fundit>