Harduer

Exynos Auto V9, ja procesori i parë i Samsung për makinat

Publikuar , 03 Janar 2019
0
Lajmi është një sinjal i ambicies së Samsung për të diversifikuar biznesin e çipeve ndërsa kërkesa për smartfonë po bie. Në tre mujorin e vitit të kaluar të ardhurat e Samsung nga ky divizion kishin rënë me 10 përqind. Exynos Auto V9, ja procesori i parë i Samsung për makinat Photo Source: Samsung

Samsung e nisi vitin me lajme të rëndësishme për industrinë e çipeve. Kompania prezantoi ditën e sotme Exynos Auto V9, procesorin e parë për makinat me markën Exynos.

Kompania thotë se çipi Exynos Auto V9 është dizajnuar për sistemet infotainment të makinave.

Gjigandi Koreano Jugor thotë se çipi do të shfaqet tek makinat Audi në 2021.

Lajmi është sinjal i ambicies së Samsung për të diversifikuar biznesin e çipeve ndërsa kërkesa për smartfonë po bie.

Në tre mujorin e vitit të kaluar të ardhurat e Samsung nga ky divizion kishin rënë me 10 përqind.

Exynos Auto V9 është i bazuar në arkitekturën 8-nanometër.

Ai ka në përbërje gjeneratën e parë të bërthamave të reja Cortex-A76 me frekuencë 2.1Ghz dhe grafikat ARM Mali G76.

Procesori do të ketë katër mini-procesorë audio HiFi 4 dhe një njësi të posaçme të inteligjencës artificiale.

Ky i fundit do të jetë përgjegjës për funksionet e automatizuara të drejtimit të makinës.

Lëvizja tregon ekspansionin e Samsung drejt automobilave.

Kompania është prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve. Dy vite më parë shokoi botën me blerjen e Harman International Industries. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung poston fitime rekord, biznesi i çipeve shkëlqen

Lajmet e fundit>