Softuer

EyePhone, kontrollim i celularit përmes syrit

Publikuar , 24 Maj 2010
0
EyePhone, kontrollim i celularit përmes syrit

Hulumtuesit e Dartmouth College janë duke paraqitur një kuptim tërësisht të ri të fjalës iPhone. Nëse e shqiptoni anglisht do të tingëllojë ngjashëm, por teknologjia e re bartë emrin EyePhone.

Pavarësisht se kjo teknologji që përcjellë syrin nuk është e re, ajo është përdorur më parë për t’iu mundësuar njerëzve me aftësi të kufizuara që të përdorin kompjuterin, më pas është përdorur edhe nga reklamuesit dhe nga ushtria. Por përcjellja e syrit në një pajisje të vogël dhe mobile siç është celularit, është mjaft e vështirë.

Ekipi i Dartmouth, i udhëhequr nga profesori Andrew Campbell, kanë paraqitur një algoritëm të ri mëson për të identifikuar lëvizjet e syrit të një personi nën kushte të ndryshme.

Së pari ju duhet të kalibroni sistemin duke shënjestruar imazhe me sytë tuaj, në shtëpi dhe jashtë saj. Më pas gjatë një faze mësimi, softueri trajnohet për të njohur lëvizjet e syrit në situata të ndryshme të ndriçimit.

Në një tablet Nokia N810, EyePhone përcjellë pozitën e syrit të përdoruesit si pozitë relative ndaj ekranit, e jo ndaj asaj se çfarë po shikon përdoruesi. Softueri më pas ndanë kornizën e kamerës në nëntë regjione dhe shikon për syrin në një prej këtyre regjioneve.

Sipas raporteve, ekipi do të prezantojë një PDF me gjetjet e tyre në një workshop në New Delhi të Indisë, gjatë muajit gusht.

LEXO EDHE:  Apple e pamëshirshme me aplikacionet që regjistrojnë ekranin

Lajmet e fundit>