Prodhuesi Suedez i baterive Northvolt tha ditën e Mërkure se ka prodhuar baterinë e saj të parë lithium-ion në fabrikën e Skelleftea duke qëndruar pritshmërive për nisjen e prodhimit në fabrikë përpara fundit të 2021.
Northvolt, i cili vlerësohej me 12 miliardë dollarë në Qershor, tha se bateria e parë është dizajnuar, zhvilluar dhe prodhuar plotësisht në gigafabrikën e saj.
Një gigafabrikë quhet një fabrikë e prodhimit të baterive në shkallë të gjerë ku prodhimi matet me gigavat-orë. Fabrika e Northvolt do të ketë një kapacitet vjetor prej 60GWh.
Shumica e baterive të prodhuara për makinat elektrike vinë nga SHBA dhe Azia por Northvolt shpreson ta ndryshojë këtë.
Edhe pse ka vetëm 6 vite në treg, Northvolt ka nënshkruar kontrata me vlerë 30 miliardë dollarë me konsumatorë si BMW, Volkswagen, Volvo dhe Polestar.
Tesla, prodhuesi më i madh i makinave elektrike në botë, aktualisht përdor bateritë e prodhuara nga CATL, Samsung, Panasonic dhe LG.
Kapaciteti vjetor prej 60Ghw i Northvolt është i mjaftueshëm për të furnizuar me bateri 1 milionë makina elektrike. /PCWorld Albanian