Lajmet

Facebook: 8.7% janë përdorues të rremë

Publikuar , 02 Gusht 2012
0
Facebook: 8.7% janë përdorues të rremë

Facebook vlerëson që 4.8 për qind e llogarive në këtë rrjet social janë të dyfishta, 2.4 për qind janë llogari përdoruesish të klasifikuar në mënyrë jo të saktë dhe 1.5 për qind janë llogari të padëshirueshme.

Gjatë javës së kaluar, gjatë raportit të vet për fitimet gjatë çerekut të parë si një ndërmarrje publike, Facebook zbuloi që kishte 955 milionë përdorues aktiv mujor dhe 543 milionë përdorues aktiv mujor mobil. Në dorëzimin 10-Q të publikuar gjatë mbrëmjes së kaluar, ndërmarrja tha që afërsisht 20 për qind e numrit të fundit, 102 milionë përdorues, i’u qasen rrjetit social në muajin qershor vetëm nga pajisjet e tyre mobile.

Pra, sa nga këto llogari janë të rreme? Facebook vlerëson që 8.7 për qind, ose 83.09 milionë llogari.

Kjo paraqet një ngritje të madhe, si në numrat e papërpunuar dhe si përqindje, nga vlerësimi i fundit i Facebook. Në muajin mars, Facebook tha që 5-6 për qind e llogarive janë të rreme ose të dyfishta. Në atë kohë, kjo nënkuptonte diku 42.25 milionë dhe 50.70 milionë përdorues.

A nënkupton kjo që një sasi e madhe e llogarive të rreme ishin krijuar gjatë pesë muajve të fundit? Në të vërtetë jo: Facebook është vetëm duke u bërë më transparent kur vjen fjala për tregimin se cilat llogari të rreme janë duke u ndjekur. Më parë kishte listuar vetëm përdoruesit e dyfishtë dhe të rremë dhe tani Facebook ka thyer akullin duke zbulur edhe: llogaritë e dyfishta (4.8 për qind), llogari të klasifikuara gabimisht të përdoruesve (2.4 për qind) dhe llogaritë e padëshirueshme (1.5 për qind). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hakerët shpërblehen me makinën që arritën të hakonin

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>