Biznes

Facebook i afrohet 2 miliard përdoruesve

Publikuar , 04 Maj 2017
0
Ditën e Mërkure shefi ekzekutiv i Mark Zuckerberg tha se do të punësonte edhe 3,00 punonjës shtesë për të monitoruar përmbajtjet në uebsajt. Facebook i afrohet 2 miliard përdoruesve Photo Source: Getty Images

Fitimet e Facebook janë rritur ndjeshëm gjatë tre mujorit të parë të vitit ndërsa rrjeti social po i afrohet objektivitit të 2 miliard përdoruesve.

Konkretisht numri i përdoruesve të Facebook arriti në 194 miliard ku 1.3 miliard e përdorin çdo ditë. Kompania raportoi fitime me vlerë 3 miliard dollar në tre mujorin e parë, një rritje me 76% nga viti në vit.

Megjithatë pritet një ngadalësim i rritjes së të ardhurave. Kompania është nën presion të vazhdueshëm pas publikimit të përmbajtjeve që nxitnin dhunën dhe urrejtjen në rrjetin social.

Ditën e Mërkure shefi ekzekutiv i Mark Zuckerberg tha se do të punësonte edhe 3,00 punonjës shtesë për të monitoruar përmbajtjet në uebsajt.

Tashmë 1/4 e popullsisë së botës përdor Facebook çdo muaj e ku shumica e tyre janë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OTE konfirmon shitjen e Telekom Albania për 50 milion euro

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>