Biznes

Facebook akuzohet për vjedhjen e emrit Meta

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Korrik 2022
Bolognino thotë se e filloi biznesin e tij të vogël 12 vite më parë për të krijuar eksperienca të realitetit virtual dhe të shtuar. Facebook akuzohet për vjedhjen e emrit Meta

Imagjinoni që një ditë të bukur të mësoni se biznesi që keni krijuar mëse një dekadë më parë, emri i saj është marrë nga një prej kompanive më të fuqishme në botë.

Kjo është ajo çfarë Justin Bolognino thotë që i ka ndodhur kur Facebook i ribrandua në Meta vitin e kaluar. Biznesi i tij i vogël quhej META ndërsa emri i plotë është METAx LLC.

Bolognino thotë se e filloi biznesin e tij të vogël 12 vite më parë për të krijuar eksperienca të realitetit virtual dhe të shtuar. Por që nga manovra e Facebook vitin e kaluar biznesi i tij po çalon thotë Bolognino.

Partneri i biznesit të Bolognino, njëkohësisht edhe juriste kompanisë, Dyan Finguerra-DuCharme tha se kishte komunikuar menjëherë me Meta Platforms për ta informuar se kompania kishte shkelur të drejtat e autorit të kompanisë së klientit të saj.

Ajo tha se dy kompanitë ishin përfshirë në bisedime përgjatë 8 muajve dhe Meta Platforms nuk pranoi asnjëherë të ulej në tavolinë.

META ka një arsye të vërtetë të dërgojë kompaninë mëmë të Facebook në gjykatë dhe me shumë gjasa ta fitojë. Gjiganti i medias sociale me shumë gjasa kërkon të jetë i kujdesshëm me rastin e META sepse ka biznese të tjera që gjithashtu kanë Meta pjesë të emrit të tyre dhe që mund të ndjekin të njëjtën rrugë si biznesi i Bolognino.

Gjithashtu do të kishte më pak kosto për kompaninë të paguajë META për ndryshimin e emrit sesa ta dërgojë në gjykatë. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Facebook do të mund të krijojnë 5 profile të ndryshme me një llogari të vetme