Mëse 200 punonjës të Facebook në mbarë botën akuzojnë kompaninë se ka detyruar moderatorët e përmbajtjes së kthehen në zyrat e punës pavarësisht rrezikut të infekimit me koronavirus.
Pretendimet janë bërë publike në një letër të hapur e cila thotë se firma rrezikon jetën e njerëzve për të mbajtur fitimet e larta. Ata bënë thirrje Facebook që do të mundësojë më shumë punë në distancë.
Por rrjeti social thotë se pjesa më e madhe e moderatorëve po punojnë nga shtëpia. “Pjesa më e madhe e 15 mijë moderatorëve të përmbajtjeve kanë punuar nga shtëpia dhe do të vijojnë kështu edhe gjatë pandemisë.”
Në Gusht Facebook tha se stafi do të punojë nga shtëpia deri në Verën e 2021 por media sociale mbështetet në mijëra kontratokë të cilët punojnë për kompani të tjera si Accenture dhe CPL për të identifikuar materiale të cilat shkelin politikat e përdorimit dhe përhapin dezinformim.
Në letrën e hapur punonjësit thanë se ju ishte kërkuar të riktheheshin pas përpjekjeve të Facebook për tu mbështetur në inteligjencën artificiale për moderimin e përmbajtjeve. /PCWorld Albanian