Lajmet

Facebook anulon konferencën e rëndësishme për shkak të koronavirusit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Shkurt 2020
0
Facebook tha se rritja e shqetësimeve rreth COVID-19 e bën të domosdoshme anulimin e konferencës F8 edhe pse kompania ka planifikuar ta hostojë lokalisht në aktivitete të vogla dhe ta transmetojë livestream. Facebook anulon konferencën e rëndësishme për shkak të koronavirusit

Facebook është kompania teknologjike më e fundit e cila anulon një konferencë nga frika e koronavirusit. Konferenca vjetore e zhvilluesve të Facebook, F8, e cila do të mbahej më 5 dhe 6 Maj nuk do të realizohet këtë vit.

Facebook tha se rritja e shqetësimeve rreth COVID-19 e bën të domosdoshme anulimin e konferencës F8 edhe pse kompania ka planifikuar ta hostojë lokalisht në aktivitete të vogla dhe ta transmetojë livestream.

Po rrjeti social nuk është i pari që bën një lëvizje të tillë. Kongresi Mobil Botëror që mbahet në Barcelonë në fund të muajit Shkurt u anulua pasi kompani të profilit të lartë u tërhoqën. Ngjashëm shumë kompani të tjera janë tërhequr nga konferenca Sony, Facebook dhe Microsoft.

Në këtë pikë janë vënë në dyshim edhe organizimi i konferencave të tjera si Microsoft Build apo Google I/O. Këto anulime tregojnë sesi komuniteti global nuk është ende i gatshëm për tu përballur me një përhapje pandemie si ajo e koronavirusit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlera e Bitcoin ra me 500 dollarë në 5 minuta

Tags >

Facebook