Lajmet

Facebook anulon konferencën vjetore të zhvilluesve

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Prill 2022
Kjo nuk është hera e parë që Meta anulon plotësisht F8. Në 2009, 2012 dhe 2013 nuk u realizua një konferencë e tillë gjithashtu. Facebook anulon konferencën vjetore të zhvilluesve

Meta nuk do të mbajë një konferencë zhvilluesish këtë vit dhe nuk ka të bëjë me pandeminë. Kompania mëmë e Facebook tha se për 2022 nuk do të ketë një konferencë F8 ndërsa gjiganti i rrjetit social po orientohet drejt ndërtimit të metaverse.

Meta do të përdorë konferencat e tjera Conversations dhe Connect për të prezantuar informacione në lidhje me zhvilluesit për pjesën tjetër të vitit.

Kompania nuk ka mbajtur një konferencë F8 që prej 2019-ën. Në 2020 dhe 2021 ishte vetëm online për shkak të Covid-19.

Kjo nuk është hera e parë që Meta anulon plotësisht F8. Në 2009, 2012 dhe 2013 nuk u realizua një konferencë e tillë gjithashtu.

Së fundi Facebook u ribrandua në Meta ndërsa është në hapat e parë të përcaktimit të vizionit të saj për metaverse dhe krijimit të mjeteve të nevojshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  GitHub braktis editorin Atom, mbyllet në Dhjetor