Lajmet

Facebook anulon planet e një Instagrami për fëmijët nën 13 vjeç

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Shtator 2021
Aktualisht Instagram kërkon që përdoruesit të jenë mbi 13 vjeç për tu regjistruar por fëmijë nën këtë moshë përdorin platformën gjithësesi. Facebook anulon planet e një Instagrami për fëmijët nën 13 vjeç Photo Source: Alamy Stock Photo

Planet e Zuckerberg për një Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç quajtur Instagram Kids nuk po shkojnë siç duhet.

Rrjeti social Facebook vendosi të “dëgjojë prindërit, ekspertët, ligjvënësit dhe autoritetet” dhe të anulojë krijimin e një aplikacioni të tillë.

Lajmi vjen pasi Wall Street Journal publikoi një hulumtim të brendshëm të Facebook i cili tregonte se Instagram ishte toksik për vajzat adoleshente.

Facebook reagoi duke thënë se informacioni nuk ishte i saktë.

Aktualisht Instagram kërkon që përdoruesit të jenë mbi 13 vjeç për tu regjistruar por fëmijë nën këtë moshë përdorin platformën gjithësesi.

Në postimin në blog shkruar nga Adam Mosseri, shefi i Instagram, tha se ende beson se një Instagram për fëmijët 10-12 vjeç ishte gjëja e duhur në vend që të mbështeteshin tek aftësia e aplikacionit për të identifikuar fëmijët nën 13 vjeç e ku shumica prej tyre nuk kanë ende një mjet identifikimi.

Ndërsa projekti është vënë në pritje aktualisht, Instagram do të oforjë mjetet e kontrollit prindëror edhe për fëmijët 13-19 vjeç. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjenerata e tretë e Galaxy Z Fold shkon e gjitha vetëm për rafinim