Biznes

Facebook arrin marrëveshje me Instagramin për 715 milionë dollarë

Publikuar , 07 Shtator 2012
0
Facebook arrin marrëveshje me Instagramin për 715 milionë dollarë

Facebook ka mbyllur marrëveshjen e vet me Instagram, duke e bërë realitet marrëveshjen prej 1 miliardë dollarësh amerikan.

Marrëveshja më parë ishte synuar që të përmbyllej në çerekun e dytë të vitit, që do t’i sillte Instagramit një pagesë më të lartë, për shkak të metodës së pagesës që Facebooku e zgjodhi.

Në atë kohë, marrëveshja ishte për 300 milionë dollarë amerikan dhe 23 milionë aksione dhe sapo që u bë ndërmarrje publike, Facebooku hyri në treg me 38.23 dollarë amerikan për aksion, duke rritur vlerën e përgjithshme të marrëveshjes në rreth 1.18 miliardë dollarë.

Sipas Associated Press, marrëveshja u përmbyll më 31 gusht, në të cilën pikë çmimi i aksioneve të Facebookut ishte 18.06 dollarë amerikan. Kjo e vendos vlerën e marrëveshjes në 715.38 milionë dollarë.

Pasi tregtia filloi të martën, më 4 gusht (pasi që 3 gushti ishte ditë pushimi në Shtetet e Bashkuara), Facebooku kishte pikën e vet më të ulët, me 17.73 dollarë për aksion.

Skuadra e Instagramit, që së fundi festoi 5 miliardë fotografi të shpërndara përgjatë aplikacionit të vet për fotografi, tani do të kalojë në zyrat e ndërmarrjes Facebook.

Ajo i siguron gjatë ditës së sotme ndjekësit e blogut të vet që “aplikacioni Instagram dhe veçoritë e tij do të qëndrojnë njësoj të cilat i njihni dhe i doni”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas Instagram, Facebook gjithashtu ju tregon sa kohë keni shpenzuar në aplikacion

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>