Lajmet

Facebook bëhet gati për testimin e sistemit të pagesave

Publikuar , 18 Gusht 2013
0
Facebook bëhet gati për testimin e sistemit të pagesave

Gjatë muajit të ardhshëm pritet që Facebook të fillojë shpërndarjen e një sistemi pagesash mobile i cili do t’u mundësojë përdoruesve të bëjnë blerje vetëm përmes kredencialeve të tyre në Facebook në aplikacione partnere mobile për tregtinë elektronike.

Siç raporton AllThingsD, partneri i parë që do të përdorë sistemin e ri do të jetë shërbimi i veshjeve online JackThreads.

Sistemi i pagesave do të përdorë kartat e kreditit që janë paraprakisht të regjistruara në sistemin e Facebook-ut, të cilat janë përdorur nga përdoruesit brenda faqes për promocione, blerje lojërash dhe dhuratash.

Nëse e kalon me sukses fazën e testimit dhe nëse rezulton i suksesshëm, ky shërbim do ta rendiste Facebook-un si një ndër rivalët e lojtarëve të mëdhenj si PayPal etj.

Rrjeti social synon të bëjë konvertimin në monedhën vendase brenda datës 12 shtator. Pagesat mobile për lojërat është një biznes që po lulëzon kohët e fundit dhe pritet të arrijë në 1 trilion $ transaksione brenda 2015-s.

Sigurisht që Facebook-u nuk dëshiron të jetë jashtë këtij tregu, por nga ana tjetër, shërbimi që do të lançohet, përveç përfitimeve monetare, do t’i sjellë Zuckerberg-ut dhe kompanisë jashtëzakonisht shumë të dhëna.

Facebook pritet që të japë shumë shpejt një deklaratë zyrtare mbi këtë iniciativë. (PCWorld Albanian)

facebook pagesa

LEXO EDHE:  Instagram lejon përdoruesit të postojnë fotografi vetëm për "miqtë e ngushtë"

Lajmet e fundit>