Biznes

Facebook bëhet me logo të re

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Nëntor 2019
0
Nuk ka shumë për tu thënë për logon në fjalë përveç shkruhet thjeshtë Facebook mbi një sfond të bardh. Por stili i ri i dedikohet pronësisë së aplikacioneve Instagram, WhatsApp, Oculus Facebook bëhet me logo të re

Spekulimet e ditëve të fundit ishin të vërteta: Facebook vendosi të ribrandonte imazhin e tij. Rrjeti social prezantoi një logo të re korporate dhe një strategji të re brendi me të cilin shpreson që të dallojë Facebook nga aplikacionet e saj individuale.

Nuk ka shumë për tu thënë për logon në fjalë përveç shkruhet thjeshtë Facebook mbi një sfond të bardh. Por stili i ri i dedikohet pronësisë së aplikacioneve Instagram, WhatsApp, Oculus etj.

Aplikacioni Facebook do të ruajë brendin e tij pavarësisht stilit të ri. Pamja e re do të shfaqet në javët në vijim. Në tërësi kemi të bëjmë me një ndryshim kozmetik sepse shumica e integrimeve mes aplikacioneve në pronësi të kompanisë kanë ndodhur vite më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kriptomonedha e Facebook nën hetim nga autoritetet Evropiane

Lajmet e fundit>