Lajmet

Facebook bëhet më transparent me reklamat politike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Qershor 2019
0
Vetë reklamat do të qëndrojnë në arkivën “Libraria e Reklamave” për shtatë vite së bashku me të dhëna si numri i shikimeve ato demografia e tyre. Facebook bëhet më transparent me reklamat politike

Përpjekjet e Facebook për të përmirësuar transparencën me reklamat politike me të vërtetë janë shndërruar në një çështje globale.

Sajti i medias sociale bëri të disponueshme të gjitha mjetet e transparencës për reklamuesit në mbarë botën duke i lejuar të postojnë reklama politike përsa kohë janë të autorizuar.

Vetë reklamat do të qëndrojnë në arkiven “Libraria e Reklamave” për shtatë vite së bashku me të dhëna si numri i shikimeve ato demografia e tyre.

Facebook thotë se ka zgjeruar aksesin në Librarinë e Reklamave që gazetarët, autoritetet rregullatore dhe të tjerë të mund të hetojnë reklamat.

Tashmë do të shikoni përgjigje më proaktive ndaj reklamave në disa pjesë të botës. Facebook thotë se përdor një kombinim të algoritmave dhe inspektimit njerëzor për të zbuluar probleme me reklamat politike në Argjentinë, Kanada, Singapor dhe Ukrainë.

Masat e para do të merren në muajt e ardhshëm në Argjentinë dhe Singapor. Gjithashtu do të ofrohet një Raport i Librarisë së Reklamave që do të ndihmojë hetuesit të gjurmojnë shpenzimet në vende të caktuara.

Facebook shpreson që kjo transparencë do të përmirësojë imazhin e kompanisë e cila është parë si një ngatërrestare e zgjedhjeve. Megjithatë nuk kanë qenë të pakta rastet kur Facebook aksidentalisht ka bllokuar reklama të pafajshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zhvilluesit paralajmërojnë, ruajuni nga ky version i rremë i portofolit të kriptomonedhës EOS

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>