Lajmet

Facebook bëhet “nostaligjik” me lançimin e opsionit “On This Day”

Publikuar , 02 Gusht 2013
0
Facebook bëhet “nostaligjik” me lançimin e opsionit “On This Day”

facebook on this dayFacebook ka menduar të ofrojë për përdoruesit një opsion të ri për të shkuar mbrapa në kohë të quajtur “On This Day”.

Në qoftë se përdoruesit drejtohen tek ky opsion do të kenë mundësi që të shohin se çfarë kanë postuar miqtë e tyre po në të njejtën ditë para 1 viti. Sigurisht do të paraqiten vetëm publikimet më të rëndësishme dhe jo saktësisht gjithçka.

Ky opsion nostaligjik nuk do të shfaqet për këdo, por vetëm për një pjesë të limituar të audiencës. Aktualisht ky është vetëm një test që po kryhet nga Facebook dhe në qoftë se do të mirëpritet nga përdoruesit atëherë opsioni do të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Ky opsion eksperimental do të jetë i disponueshëm për Facebook në ueb dhe për pajisjet mobile. Përdoruesit mund t’a aksesojnë atë tek faqja kryesore e publikimit të lajmeve News Feed. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Snapchat ka ngelur në vend dhe ky grafik fajëson konkurrencën nga Facebook

Lajmet e fundit>