Lajmet

Facebook bën atë që përdoruesit kanë pasur nevojë me Messenger

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Mars 2020
0
Është një lëvizje 180-gradëshe për Facebook pas tentativës për ti “lidhur njerëzit me bizneset që ju interesojnë” duke mbipopulluar aplikacionin me gjëra të panevojshme si lojëra, dyqane dhe chatbote konfuze. Facebook bën atë që përdoruesit kanë pasur nevojë me Messenger

Facebook ka vendosur të ridizajnojë aplikacionin Messenger dhe me këtë lëvizje na provon dy gjëra: 1. Facebook e ka kuptuar që nuk sjell dot suksesin e historive të Instagram edhe në Messenger; 2. Robotët e komunikimit ishte një eksperiencë për tu harruar.

Facebook ka vendosur të eliminojë tabin Discover, një hub për mjete të ndryshme biznesi dhe lojëra për ta bërë më të lehtë dhe të thjeshtë përdorimin e aplikacionit. Planet për këto ndryshime ishin lajmëruar që prej muajit Gusht ndërsa në ditët e fundit përdoruesit kanë vënë re përditësimin.

Është një lëvizje 180-gradëshe për Facebook pas tentativës për ti “lidhur njerëzit me bizneset që ju interesojnë” duke mbipopulluar aplikacionin me gjëra të panevojshme si lojëra, dyqane dhe chatbote konfuze.

Tashmë Messenger ka vetëm dy tabe: Chats dhe People. Por nisur nga suksesi të rrjeti social ka pasur me historitë në Instagram, kompania nuk do të heqë dole kollaj. “Stories” do të shfaqen në tabin People dhe një shans i artë për Facebook për të gjeneruar më shumë të ardhura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram u jep krijuesve atë që kanë pritur prej kohësh