Lajmet

Facebook bën automatikisht kalimin në shfletim të sigurt (https)

Publikuar , 02 Gusht 2013
0
Facebook bën automatikisht kalimin në shfletim të sigurt (https)

Facebook ka lajmëruar se të gjithë përdoruesit që e aksesojnë faqen në desktop, do të navigojnë në të përmes protokollit https, i cili e bën më të sigurt lidhjen mes shfletuesit dhe rrjetit social.

Faktikisht, kjo mundësi ka qenë e disponueshme që prej vitit 2011, megjithatë vetëm 35% e përdorueve e kishin aktivizuar vetë atë para se Facebook të fillonte ta aktivizonte automatikisht për njerëzit gjatë vitit të kaluar.

Lidhjet përmes https bëhen përmes Transport Layer Security (TLS), e cila ka qenë e njohur më parë si Secure Sockets Layer (SSL). Edhe pse në këto raste mund të ulët pak performanca, Facebook është shprehur se ka arritur ta mënjanojë këtë disavantazh në “shumë raste” duke përdorur përmirësuar infrastrukturën si dhe duke përdorur lidhje të shkurtra mes kompjuterëve.

80% e trafikut mobile të Facebook-ut, përmes m.facebook.com, përdor tashmë lidhje të sigurt. E njëjta gjë vlen edhe për aplikacionet në iOS dhe Android, ku https është e aktivizuar automatikisht.

Kompania u shpreh se do të zgjerojë përpjekjet për rritjen e sigurisë gjatë vjeshtës, duke përfshirë edhe “forward secrecy”.

Kjo teknikë enkriptimi, e cila mënjanon përdorimin e një çelsi të vetëm që mund të kompromentohet me kalimin e kohës, konsiderohet si jashtëzakonisht e sigurt nga ekspertët, megjithatë janë të pakta faqet ueb që e kanë implementuar – Google dhe Bloomberg janë dy ndër më të njohurat. (PCWorld Albanain)

facebook

LEXO EDHE:  Facebook do të dëshmojë përballë Senatit Amerikan për kriptomonedhën Libra

Lajmet e fundit>