Harduer

Facebook bën bujë me gjeneratën e dytë të pajisjes së realitetit virtual Oculus Quest

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Shtator 2020
0
Por ka edhe përmirësime si përdorimi i procesorit më të fuqishëm Snapdragon XR2 i aftë të përballojë grafika komplekse, jetëgjatësi më e lartë baterie dhe rripa 10% më të lehtë. Facebook bën bujë me gjeneratën e dytë të pajisjes së realitetit virtual Oculus Quest

Facebook prezantoi gjeneratën e dytë të pajisjes së realitetit virtual Oculus Quest duke premtuar pamje vizuale më cilësore dhe çmim shumë më të ulët sesa analistët kanë parashikuar.

Gjithashtu kompania tha se Assassin’s Creed dhe Splinter Cell po zhvillohen për platformën falë bashkëpunimit me Ubisoft.

Në muajt e fundit firma tha se nuk ka qenë në gjendje të përballojë kërkesën për Quest. Debutimi vjen 16 muaj nga versioni i parë i pajisjes.

Oculus Quest dallohet për shkak të lirisë 6-gradë që reklamon Facebook për përdoruesit. Kjo do të thotë se përdoruesit mund të ecin në botën virtuale në një hapësirë të kufizuar duke parë poshtë e lart si dhe majtas dhe djathtas pa pasur nevojë për sensorë të jashtëm apo një kompjuter.

Modeli i ri ka ekran të rezolucionit të lartë pothuajse 2K. Firma thotë se ky rezolucion premton 50% më shumë pikselë se më parë të cilët janë vendosur në një mënyrë që eliminojnë hapësirat mes tyre.

Megjithatë Facebook nuk ka lënë pa sakrifikuar diçka në këtë mes. Për shembull ekrani tani nuk është i teknologjisë OLED por zhvendosur në LED.

Por ka edhe përmirësime si përdorimi i procesorit më të fuqishëm Snapdragon XR2 i aftë të përballojë grafika komplekse, jetëgjatësi më e lartë baterie dhe rripa 10% më të lehtë.

Çmimi ka qenë një surprizë e vërtetë. Facebook e ka reduktuar nga 399 dollarë në 299 dollarë për modelin me 64GB memorie. Një version i dytë me 256GB memorie kushton 399 dollarë.

Për gjashtë muajt e parë Facebook ka shitur 568 mijë pajisje të realitetit virtual dhe gëzon një avantazh të madh ndaj vendit të dytë Sony që ka shitur 292 mijë pajisje të realitetit virtual. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  CERN do të ndërtojë një tunel të ri Hadron Collider i cili është masiv