Siguri

Facebook bën partneritet me WebSense

Publikuar , 03 Tetor 2011
0
Facebook bën partneritet me WebSense

Kur një përdorues klikon një link në Facebook, sistemi i ri së pari do të kontrollojë linkun përmes sistemit të Websense për të përcaktuar nëse është i sigurt apo jo. Nëse nuk është i sigurt, një mesazh do të shfaqet dhe do të paralajmërojë përdoruesin se linku është i dëmshëm dhe më pas sugjeron rikthim në një ueb faqe të mëparshme.

Butoni “rikthehu në faqen e mëparshme” është i pozicionuar në pjesën e poshtme të djathtë të ekranit, dhe është shumë i dukshëm, duke inkurajuar përdoruesin që të zgjedh atë opsion. Megjithatë ata që vendosin të rrezikojnë, mund të klikojnë një buton më të vogël “injoro mesazhin” që gjendet në të majtë. 

Gjithashtu përfshirë në këtë mesazh është informacioni rreth asaj se pse linku është i etiketuar si i dyshimtë. Sistemi fuqizohet nga teknologjia “ThreatSeeker Cloud” e WebSense, e cila bënë klasifikimin dhe identifikimin. Kompania thekson se është në gjendje të analizojë kërcënime në kohë reale duke përdorur teknologjinë e saj pronësore të njohur si “Advanced Classification Engine” apo ACE. Me ACE, Websense nuk mund të bllokojë faqe të njohura me malware, por gjithashtu ato që sistemi nuk i ka njohur më parë. Ai madje mund të bllokoj edhe URL të shkurtuara. 

Facebook do të fillojë qysh prej ditës së sotme paraqitjen e kësaj mase të re mbrojtëse për 800 milion përdoruesit e saj. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Google përfundon në gjykatë sepse ka "gënjyer" konsumatorët

Lajmet e fundit>