Biznes

Facebook blen aplikacionin Moves

Publikuar , 27 Prill 2014
0
Facebook blen aplikacionin Moves

run-786x305Facebook ka blerë Moves, aplikacionin në iPhone dhe Android që gjurmon jetën tuaj të përditshme dhe ushtrimet trupore. Në një postim në blog, Startup-i finlandez tha se do të punonin me shërbimet dhe produktet e Facebook-ut, por që nuk dha asnjë detaj rreth specifikave të marrëveshjes.

Nëse ju jeni një adhurues i Moves, mos u “trembni”. Kompania tha se shërbimi i gjurmimit të shëndetit dhe fitnesit do të vazhdojë të ekzistojë si një aplikacion më vete. “Nuk ka plane për të ndryshuar këtë gjë ose përzierjen e të dhënave me Facebook-un”, shtuan ata.

Moves filloi si një aplikacion në iPhone që gjurmonte aktivitetin tuaj të ecjes, vrapimit, çiklizmit dhe të tjera lëvizje të ngjashme. Ekipi lëshoi një version për Android në shtator të vitit të kaluar duke pasuar me mbështetjen e 60 aktiviteteve të reja në shkurt të këtij viti.

Moves përdor sensorët e smartfonit tuaj për të gjurmuar lëvizjet dhe nuk kërkon një veshje të tillë si Nike+ Fuleband, Fitbit ose Jawbone UP për të funksionuar. Facebook, tradicionalisht ka qenë një kompani e softuerit, kështu që platforma e Moves duket si lëvizja e duhur e radhës. Pa marrë parasysh se çfarë bën Apple me orën e saj të mençur të shumëpërfolur, dhe se çfarë prodhuesit zhvillojnë për Android Wear, Facebook tashmë mund ti mbështesë ata me aplikacionin e saj fitnes.

Sigurisht, ekziston gjithashtu potenciali për të integruar shërbimin e Moves me pjesën tjetër të platformës Facebook, ose të zhvillojnë veçori të ngjashme në çdo softuer që ata po ndërtojnë. Kjo marrëveshje përforcon edhe më tej profilin e lartë të Facebook me blerjen e WhatsApp dhe Start Up Oculus VR. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  U importuan 20% më shumë telefona, Kina “pushton” tregun shqiptar

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>