Biznes

Facebook blenë faqen e rekomandimeve Nextstop

Publikuar , 09 Korrik 2010
0
Facebook blenë faqen e rekomandimeve Nextstop

Si pjesë e marrëveshjes është edhe fikja e nextstop.com me 1 shtator, dhe më pas kompania do t’i bashkohet Facebook-ut. Nextstop ka thënë se Facebook ka blerë “shumicën” e aseteve, por detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

“Ky ishte një vendim i vështirë për ne. Ne kishim ndjenjën se nextstop ka pasur një të ardhme të shkëlqyer dhe së fundi ka shpalosur disa përditësime të mëdha në përgjigje ndaj kërkesave të përdoruesve tanë në muajt e fundit” tha nextstop në një shkrim të postuar në ueb faqen e saj. “Në fund megjiathë, ne kemi vendosur se ndjekja e misionit tonë për të ndihmuar njerëzit të zbulojnë botën përreth tyre është diçka që mund të bëhet në shkalla më të mëdha dhe me ndikim më të madh, si pjesë e Facebook”.

Ekipi i nextstop do t’i bashkohet Facebook, dhe faqja do të mbyllet në mënyrë që e “tërë vëmendja të fokusohet në atë që do të paraqitet në të ardhmen” tha nextstop.

Përdoruesit ekzistues mund të vazhdojnë të përdorin këtë shërbim gjatë muajve në vazhdim, por faqja më nuk do të pranojë përdorues të rinj. Kompania gjithashtu ka shpalosur një vegël eskportimi, që do t’i ndihmojë përodruesit të dërgojnë punën e tyre tek Picasa Web Albums, Google Maps, apo t’i shkarkojnë ato në format PDF ose HTML. Informacionet duhet të eksportohen deri më 1 shtator.

Nextstop ka thënë se caku i saj ka qenë “t’ju ndihmojë në gjetjen e diçkaje të mirë për të bërë – çfarëdo qoftë interesi juaj, çfarëdo gjuhe që flisni apo kudo që jetoni”.

Në muajt në vazhdim, kompania ka premtuar të shpalos databazat e saja ekzistuese të vendeve dhe rekomandimeve përmes Creative Commons Licencse. “Caku ynë është ta bëjmë të mundur për produkte tjera – qofshin ato ekzistuese apo ende në krijim e sipër – të mësojnë informata të rëndësishme në komunitetin e nextstop, që përfshin informacion në pothuajse 100.000 rekomandime të vendeve anembanë botës” ka thënë nextstop.

LEXO EDHE:  Vodafone Albania sjell eksperiencën e parë 5G në Shqipëri

“Ne mund të konfirmojmë se ne së fundi kemi kompletuar një marrje të vogël të talentëve për Nextstop dhe kemi blerë shumicën e aseteve të kompanisë” tha Facebook në një deklaratë. “Ne kemi përcjellë me vëmendje tentimet inxhinierike të kompanisë dhe jemi të kënaqur jashtëzakonisht shumë që do t’i bashkohen Facebook-ut”.

Në gusht të vitit 2009, Facebook ka blerë faqen e rrjetit social FriendFeed.. Më herët gjatë këtij viti, Facebook ka blerë edhe importuesin e kontakteve Octazen Solutions.

Lajmet e fundit>