Lajmet

Facebook bleu 750 patenta të IBM

Publikuar , 24 Mars 2012
0
Facebook bleu 750 patenta të IBM

Sipas Bloomberg, 750 patentat mbulojnë teknologjitë në lidhje me softuerin dhe rrjetat dhe do të përforcohen në portofolin e patentave të rrjetit gjigant shoqëror, i cili ishte besuar që do të qëndrojë në rreth 56 patenta deri më sot.

Blerja e patentës mund të jetë nxitur nga vendimi i Yahoo për ta akuzuar rrjetin Facebook për shkeljet e patentave, përpara ofertave të veta fillestare publike.

Nuk është ende e qartë se sa e dobishme është marrëveshja për patenta për Facebook, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vetvetes kundër shkeljeve të patentave.

Sipas disa raporteve, Yahoo më parë ka licensuar patentat që IBM sapo ia kishte shitur rrjetit Facebook. Nëse është e vërtetë, posedimi i këtyre patentave do ta vendoste rrjetin Facebook në një pozitë shumë të fuqishme kur bëhet fjalë për bisedat me Yahoo.

Megjithatë, jo të gjitha patentat janë të përdorshme në mënyrë të njëjtë kur bëhet fjalë për çështjet gjyqësore, kështu që vlera strategjike e përfitimit është ende e pasigurt./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Apple nuk do të tregojë sa iPhone, iPad dhe Mac shet

Lajmet e fundit>