Blog

Facebook bllon një reklamë qepësh sepse janë “shumë seksi”

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Tetor 2020
0
Postimi ishte një reklamë e një fare qepe quajtur “Walla Walla.” Reklama u refuzua menjëherë nga Facebook. Facebook bllon një reklamë qepësh sepse janë “shumë seksi”

Ka dy lloje qepe: një që është e zakonshme dhe një që për rrjetin social Facebook është shumë seksi. Një kompani Kanadeze e shitjes së farave dhe produkteve bimore mësoi se një postim i saj kishte përmbajtje seksuale.

Postimi ishte një reklamë e një fare qepe Walla Walla. Reklama u refuzua menjëherë nga Facebook.

Më pas rrjeti social kërkoi falje për gabimin e bërë nga teknologjia e saj e automatizuar. Reklama tregonte qepët njohur për madhësinë dhe shijen e tyre të veçantë. Menaxheri i dyqanit u surprizua dhe nuk po kuptonte dot çfarë nuk shkonte me postimin e tij.

Me një kërkim në internet ai mësoi se kishte diçka të bënte me format e rrumbullakëta të cilat gabimisht mund të jenë ngatërruar nga teknologjia e Facebook me gjoksin e një femre apo butoksin.

Kështu vendosi të postonte një refuzim të reklamës së tij dhe arsyet pse nuk i lejohej të reklamonte.

Rrjeti social përdor teknologji të automatizuar për të mbajtur shërbimin të pastër nga lakuriqësitë por nganjëherë ka problemet me veta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rivali i WhatsApp arrin në 400 milionë përdorues

Tags >

Facebook