Lajmet

Facebook.com u listua për shitje pas rënies së faqeve të internetit

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Tetor 2021
Sigurisht përdoruesit nuk mund të blinin domainin e Facebook sepse shkaku ishte tek problemet me DNS. Facebook.com u listua për shitje pas rënies së faqeve të internetit

Dita e Hënë ishte një tmerr i vërtetë për Facebook, Instagram, WhatsApp, Oculus dhe Messenger ndërsa të gjithë shërbimet ishin offline për orë të tëra. Për ta bërë situatën edhe më shqetësuese ishte fakti se Facebook.com ishte i lirë për tu blerë.

Për 6 orë me radhë Facebook, Instagram, WhatsApp dhe shërbimet e tjera të kompanisë ishin të paaksesueshme. Edhe pse gjatë ditës së Marte shërbimet u rikthyen në funksion të plotë, shumë besojnë se problemi  shkaktua nga një konfigurim i gabuar në BGP (Border Gateway Protocol.)

Rrëzimi i shumë uebsajteve apo sulmimi i tyre nuk është diçka e re. Megjithatë interesante ishte fakti se në mënyrë të pashpjegueshme rekordet DNS A dhe AAA të Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin fshirë të gjitha duke i paraqitur emrat e domainit si të lirë për tu blerë.

Domaini ishte i disponueshëm në DomainTools e madje kushdo mund ta shihte gjatë orëve që rrjeti social kishte probleme. Sigurisht përdoruesit nuk mund të blinin domainin e Facebook sepse shkaku ishte tek problemet me DNS.

Edhe regjistruesit si GoDaddy konfirmuan se domaini nuk ishte në shitje. Tashmë që rrjeti social është rikthyer në funksion, domaini nuk figuron i lirë në DomainTools.

Me situatën e krijuar pranë Facebook filluan memet në internet. Veçanërisht shefi ekzekutiv i Twitter ripostoi cicërimën e cila tregon domainin e Facebook në shitje duke bërë një pyetje “Sa kushton?”

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google grumbullon 39 lloje informacioni nga përdoruesit, më shumë se çdo kompani tjetër teknologjie

Tags >

Facebook