Lajmet

Facebook dhe Instagram jashtë shërbimi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Gusht 2019
0
Të tjerë kanë marrë mesazhe se rrjeti social është jashtë shërbimi për shkak të një mirëmbajtjeje dhe se do të rikthehet shumë shpejtë në funksion. Facebook dhe Instagram jashtë shërbimi

Facebook dhe Instagram kanë rënë me mijëra përdorues të cilët nuk mund të postojnë apo ndajnë përmbajtje.

Përdoruesit e Instagram thonë se nuk mund të kyçen në llogaritë e tyre ndërsa sajti i shpërndarjes së fotove shfaqi probleme rreth orës 16:30.

Përdoruesit e Facebook gjithashtu kanë raportuar probleme me disa të cilët nuk kyçen dot gjithashtu. Në mbarë botën raportohet se opsionet e shpërndarjes nuk funksionojnë e as të komentimit dhe ngarkimit të fotove.

Të tjerë kanë marrë mesazhe se rrjeti social është jashtë shërbimi për shkak të një mirëmbajtjeje dhe se do të rikthehet shumë shpejtë në funksion.

Përdoruesit e Instagram gjithashtu thonë se nuk postojnë dot foto dhe kryefaqja nuk rifreskohet. Problemet i konfirmoi edhe sajti i cili monitoron nëse faqet janë online DownDetector.

Rrjeti social nuk ka dhënë asnjë detaj dhe nuk dihet kur do të rikthehet në funksion të plotë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Banka Qendrore Evropiane rivalizon PayPal me sistemin e ri të transfertave TIPS për mbarë Evropën

Lajmet e fundit>