Lajmet

Facebook dhe Instagram reduktojnë cilësinë e videove në Evropë përballë izolimit të COVID-19

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Mars 2020
0
Një përfaqësues i Facebook tha se kompania do të reduktojë cilësinë e videove në Evropë në Facebook dhe Instagram përkohësisht. Facebook dhe Instagram reduktojnë cilësinë e videove në Evropë përballë izolimit të COVID-19

Rrjetet sociale i janë bashkuar platformave streaming duke reduktuar cilësinë e videove për të lehtësuar infrastrukturat Evropiane të telekomunikacionit në një kohë kur njerëzit po punojnë nga shtëpia dhe fëmijët po mësojnë online.

Një përfaqësues i Facebook tha se kompania do të reduktojë cilësinë e videove në Evropë në Facebook dhe Instagram përkohësisht.

Vendimi nuk është i papritur. Netflix, Amazon Prime dhe YouTube janë kontributorët kryesorë në trafikun e internetit dhe kanë reduktuar cilësinë e streaming.

Facebook dhe Instagram me 288 milionë përdorues në ditë në Evropë mund të shkaktojnë gjithashtu probleme.

Edhe pse ky është lajm i cili nuk do të pritet mirë nga ju nëse jeni një fan i mediave sociale, mund të ndihmojë njerëzit të punojnë nga shtëpia dhe të marrin shërbimet e internetit për të cilat paguajnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook do të ndërtojë një kabëll optik nënujor masiv prej 37,000 kilometrash