Blog

Facebook dhe Microsoft bashkojnë forcat për të identifikuar videot deepfake

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Shtator 2019
0
Teknologjia gjithashtu po bëhet më e aksesueshme për krijuesit më pak të aftë. Javën e kaluar një aplikacion Kinez i quajtur Zao bënte të mundur që përdoruesit të vendosnin fytyrën e tyre në disa video klipe. Facebook dhe Microsoft bashkojnë forcat për të identifikuar videot deepfake

Facebook do të bashkëpunojë me Microsoft, Partneritetin IA dhe disa akademikë për të lançuar një konkurs i cili identifikon më mirë videot dhe përmbajtjet deepfake tha kompania në një postim në blog.

Gjiganti i medias sociale do të investojë 10 milionë dollarë në “Deepfake Detection Challenge”. Si pjesë e projektit Facebook do të lejojë hulumtuesit të prodhojnë deepfake reale dhe të krijojnë set të dhënash për testimin e mjeteve të identifikimit.

Kompania tha se videot do të lançohet në Dhjetor pjesë e të cilave do të jenë aktorë të paguar dhe se asnjë e dhënë e përdoruesve nuk do të përdoret.

Ndërsa zgjedhjet presidenciale Amerikane po afrohen, platformat e medias sociale janë vënë nën presion për të adresuar shqetësimin e deepfake të cilët përdorin inteligjencën artificiale për të prodhuar video reale ku një person shfaqet sikur thotë apo bën diçka që nuk është e vërtetë.

Teknologjia gjithashtu po bëhet më e aksesueshme për krijuesit më pak të aftë. Javën e kaluar një aplikacion Kinez i quajtur Zao bënte të mundur që përdoruesit të vendosnin fytyrën e tyre në disa video klipe.

Deepfake Detection Challenge nuk është hera e parë që Facebook, i cili nuk aplikon një politikë të veçantë për videot deepfake, financon hulumtime akademike për të. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefonët e rinj Huawei do të shiten pa Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Lajmet e fundit>