Lajmet

Facebook dhe Storyful linçojnë portalin e lajmeve FB Newswire

Publikuar , 25 Prill 2014
0
Facebook dhe Storyful linçojnë portalin e lajmeve FB Newswire

Facebook_2-786x305Platforma mundësohet nga agjencia e lajmeve të medias sociale Storyful, e cila ishte blerë nga News Corp nga fundi i vitit të kalur.

Platforma FB Newswire grumbullon përmbajtjen e shpërndarë publikisht në Facebook, që përfshin imazhe, video dhe përditësime të statuseve nga njerëz që janë dëshmitarë në ngjarje dhe vente madhore live, zakonisht nëpër protesta, zgjedhje elektorale madje edhe fatkeqësi natyrore. FB Newswire është i aksesueshëm nëpërmjet rrjetit social në në Facebook.com/FBNewswire dhe në Twitter @FBNewswire, dhe Facebook thotë se do të përditësohet në kohë reale.

Kjo lëvizje për të krijuar këtë portal lajmesh si duket do të kontribuojë më shumë në rritjen e rrjetit social. Teksa Twitter bën ndryshime në dizajnin e tij që shumë përdorues thonë se ngjason së tepërmi me Facebook, mesa duket Facebook gjithashtu është i prirur drejt Twitter-it duke u munduar që përmbajtjet që ofron të ngjasojnë më shumë me një lajm. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ju mund të aktivizoni "Dark Mode" në Messenger duke dërguar emojin e gjysmëhënës

Lajmet e fundit>