Blog

Facebook dhe Twitter fshijnë postimet e Presidentit Amerikan

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Gusht 2020
0
Kjo ka qenë hera e parë që ky rrjet social ka larguar nga platforma e tij një postim të presidentit për shkak të shkeljes së rregullave. Facebook dhe Twitter fshijnë postimet e Presidentit Amerikan

Rrjetet sociale Facebook dhe Twitter kanë larguar disa postime të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe fushatës së tij për shkelje të politikave kundër përhapjes së dezinformimit rreth koronavirusit.

Facebook ka fshirë një video të llogarisë së presidentit, në të cilën ai ka pretenduar se fëmijët “janë pothuajse imunë” ndaj pandemisë.

Facebook ka thënë se një material i shkurtër nga një intervistë e rrjetit televiziv, Fox News, është larguar sepse ka pasur “përmbajtje të dëmshme për COVID-19”, duke thënë gabimisht se fëmijët janë imunë ndaj koronavirusit.

Kjo ka qenë hera e parë që ky rrjet social ka larguar nga platforma e tij një postim të presidentit për shkak të shkeljes së rregullave.

Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se fëmijët nuk kanë imunitet ndaj koronavirusit, ndonëse shkalla e vdekshmërisë në mesin e atyre që janë infektuar është shumë më e vogël në krahasim me grupin e të vjetërve.

Foshnjat dhe fëmijët deri më tani janë prekur nga virusi dhe kanë përhapur të njëjtin te të tjerët.

Rrjeti tjetër social, Twitter, ka bllokuar llogarinë zyrtare të fushatës së Trumpit për shkak të një postimi që ka pasur incizimin e njëjtë, duke thënë se materiali duhet të fshihet para se të aktivizohet llogaria.

Më vonë llogaria @TeamTrump është rikthyer, duke thënë se videoja në fjalë është hequr.

“Një tjetër ditë, një tjetër paragjykim flagrant i Silicon Valley-it kundër presidentit, ku rregullat zbatohen në vetëm një drejtim”, ka thënë sekretarja për media e fushatës së Trumpit, Courtney Parella.

“Presidenti ka qenë duke thënë se fëmijët janë më pak të ndjeshëm ndaj koronavirusit. Kompanitë e mediave sociale nuk janë arbitra të së vërtetës”.

LEXO EDHE:  Aplikacioni që po tërheq më shumë përdorues se Instagram

Trump i ka bërë këto komente gjatë një interviste, teksa ka bërë thirrje për hapjen e shkollave, gjë e cila konsiderohet çështje kyçe për kthim të prindërve në punë. /REL