Nuk kanë kaluar as 48 orë pasi Facebook prezantoi skemën e re të kriptomonedhës dhe autoritetet kanë filluar të reagojnë.
Një ditë më parë Komiteti i shërbimeve Financiare kërkoi që Facebook të ndalonte zhvillimin e kriptomonedhës ndërsa tashmë Komiteti i Senatit Përgjegjës për Shërbimet Financiare kërkon më shumë informacion për Libra dhe Calibra.
Sipas një raporti të Reuters ekzekutivi i përpjekjeve blockchain pranë Facebook David Marcus pritet të dëshmojë.
A do të jetë një ushtrim me vlerë i cili zbulon më shumë informacione rreth planit sesi Facebook do ta menaxhojë kriptomonedhën apo një tjetër episod sikletosës nervash politike?
Takimi do të mbahet muajin e ardhshëm. /PCWorld Albanian