Lajmet

Facebook do të detyrojë përdoruesit më të rrezikuar të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Dhjetor 2021
Më pas programi u ofrua për më shumë përdorues dhe deri në fund të vitit do të jetë i disponueshëm në 50 vende të botës. Facebook do të detyrojë përdoruesit më të rrezikuar të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë

Facebook kërkon të sigurohet se përdoruesit më të rrezikuar nga hakimi të mos humbasin llogaritë e tyre. Rrjeti social ka përditësuar programin e mbrojtjes që ishte dizajnuar për të ofruar funksionalitete ekstra të sigurisë për aktivistët e të drejtave të njeriut, politikanët, gazetarët dhe përdorues të tjerë të rrezikuar.

Kompania ju kërkoi atyre që janë pjesë e këtij programi të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë. Uebsajti do të fillojë implementimin e rregullores së re në muajt në vijim në mbarë botën.

Për përdoruesit në SHBA do të hyjë në fuqi në Shkurt. Facebook testoi për herë të parë programin “Protect Back” në 2018-ën për politikanët Amerikanë përpara zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës.

Më pas programi u ofrua për më shumë përdorues dhe deri në fund të vitit do të jetë i disponueshëm në 50 vende të botës.

Deri tani 1.5 milionë përdorues janë regjistruar në program dhe 950 mijë prej tyre kanë aktivizuar 2FA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Maps do të orientojë përdoruesit drejt rrugëve "më ekologjike"

Tags >

Facebook