Biznes

Facebook do të ndërtojë një kabëll optik nënujor masiv prej 37,000 kilometrash

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Maj 2020
0
Alcatel Submarine Networks, në pronësi të Nokia, do të ndërtojë kabllin optik nënujor me gjatësi prej 37 mijë kilometrash, pothuajse sa gjerësia eukuatoriale e Tokës. Facebook do të ndërtojë një kabëll optik nënujor masiv prej 37,000 kilometrash

Facebook do të ndërtojë një kabëll optik nënujor masiv përreth Afrikës në përpjekje për të sjellë më shumë prej 1.3 miliardë banorëve të këtij kontinenti online.

Kompania e medias sociale ka bashkëpunuar me China Mobile, MTN, Orange dhe Vodafone së bashku me operatorët lokalë për të ndërtuar këtë sistem optik i quajtur 2Africa.

Alcatel Submarine Networks, në pronësi të Nokia, do të ndërtojë kabllin optik nënujor me gjatësi prej 37 mijë kilometrash, pothuajse sa gjerësia ekuatoriale e Tokës.

Objektivi kryesor i këtij investimi të Facebook është rritja konektivitetit të Afrikës. Ky kontinent aktualisht është më pak i lidhur në internet në botë ku vetëm ¼ e popullsisë ka akses.

Kablli optik do të lidhë 23 vende Afrikane, të Lindjes së Mesme dhe Evropës. Sipas Facebook do të ketë tre herë më shumë kapacitet sesa rrjeti aktual i kabllove optike që shtrihen në Afrikë.

Duke përdorur alumin në vend të fibrave të bakrit, projekti 2Africa do të ndihmojë në rritje e kapacitetit. Kompania gjithashtu është në proces ndërtimi të një tjetër lidhjeje nënujore mes Detit të Kuq dhe atij Mesdhe. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei ofron teknologjinë 5G në këmbim të sanksioneve Amerikane