Biznes

Facebook do të padisë Mark Zuckerberg’un

Publikuar , 18 Dhjetor 2011
0
Facebook do të padisë Mark Zuckerberg’un

Në fakt Facebook po kërcënon të padis Mark Zuckerberg’un, një ndërmarrës nga Izraeli që së fundi ka ndryshuar emrin nga Rotem Guez në “Mark Zuckerberg”. “Kjo nuk është shaka” shkroi Zuckerberg në një email drejt Huffington post. “Unë jam tani ligjërisht Mark Zuckerberg, dhe kjo vlen për 7 vitet e ardhshme”. 

Së pari Zuckerberg, më parë i njohur si Guez ka paditur Facebook’un për shkak se dështoi kjo e fundit t’i rikthejë atij profiling e “hackuar”. Më pas, një avokat nga Perkins Coie që përfaqësonte Facebook shkroi një letër drejt Zuckerberg (Guez) në muajin shtator duke e paralajmëruar “që të stopojë menjëherë aktivitetet e tij”. Ai i kërkoi që të konfirmojë se deri më 5 shtator 2011 do të ndaloj dhe nuk do të shfrytëzoj faqen, shërbimet, platofrmen apo rrjetin e Facebook, për çfarëdo arsye. 

Në dhjetor, Guez pretendoi se ai zyrtarisht ka ndërruar emrin në Mark Zuckerberg dhe ka postuar fotografi të ID’s së tij dhe pasaportës për ta vërtetuar këtë. Ai gjithashtu incizoi një video ku tha se dokumentet që posdeon janë të rregullta. 

Në një email për Huffington post, “Zuckerberg” ofroi një shpjegim të këtillë:

“Facebook ka vendosur të më padis pasi unë i padita i pari në Izrael. Unë kam dashur që në momentin që ata të më padisin të më sfidojnë me emrin “Mark Zuckerberg”. Facebook më ka akuzuar se po shes “Likes”, që nuk është e vërtetë sepse “Likes” tonë vijnë nga përdorues të vërtetë që dëshirojnë të pranojnë përmbajtjen tonë, dhe në vend se të na paguajnë neve me të holla ata na paguajnë me “Likes”. Idea ishte nëse vetëm “Mark Zuckerberg” është i lejuar të shes Likes, atëherë për këtë arsye unë jam “Mark Zuckerberg”. 

LEXO EDHE:  Xiaomi fitim rekord, sytë drejt ekspansionit global

Një javë më pas Guez u bë Zuckerberg, dhe Facebook i dërgoi një tjetër letër duke kërkuar të stophen veprimet e shkeljes së rregullave të Facebook dhe u kërcënua se do të paditet.

Në anën tjetër, “Zuckerberg” është ende në Facebook dhe ai ka krijuar një faqe në Facebook të quajtur “I’m Mark Zuckerberg” dhe ka paraqitur imazhe, dokumnete dhe gjëra tjera në të. 

E a do të padisë Zuckerberg’un, Facebook’u?

Lajmet e fundit>