Lajmet

Facebook do të shfrytëzojë Instagram për të mbledhur të dhëna rreth vendodhjes së përdoruesve

Oct 5 2018
0 Shpërndarje
Google bën të njëjtën me aplikacionin Maps në telefonët Android, ndërsa vetë modeli i biznesit të Foursquare bazohet mbi këtë praktikë. Facebook do të shfrytëzojë Instagram për të mbledhur të dhëna rreth vendodhjes së përdoruesve

Menjëherë pas largimit të dy bashkëthemeluesve të Instagram, rrjeti social Facebook është hedhur në sulm.

Sipas TechCrunch, Facebook ka nisur eksperimentet këtë herë me vendodhjen e përdoruesve.

Rrjeti social synon ta përdorë Instagram për të ndërtuar një historik vendndodhje.

Google bën të njëjtën me aplikacionin Maps në telefonët Android, ndërsa vetë modeli i biznesit të Foursquare bazohet mbi këtë praktikë.

Në përgjigje të raportit të TechCrunch, Facebook tha se një funksion i tillë ende nuk ekziston por në të ardhmen kjo mund të ndryshojë.

Pse po e bën Facebook këtë gjë? Për ata përdorues të cilët nuk përdorin rregullisht aplikacionin Facebook por Instagram dhe Messenger po.

Efekti i ardhjes së Adam Mosseri në krye ka filluar të ndihet. Në muajt në vijim presim të shohim një integrim akoma edhe më të thellë mes Facebook dhe Instagram, një lëvizje për të përmbushur ambiciet me reklama të Facebook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>