Softuer

Facebook do të thjeshtësojë etiketimin e miqve në fotografi

Publikuar , 02 Korrik 2010
0
Facebook do të thjeshtësojë etiketimin e miqve në fotografi

Kjo është hera e parë që siç duket do të paraqitet një veçori e re për produkttin e saj të popullarizuar, të fotografive.

Testimet, që disa përdorues do të mund t’i bëjnë gjatë ditës së sotme, fokusohen në shkurtimin e kohës së “etiketimit” (tagging) të miqve në fotografitë e shpërndara nëpër Facebook. Në veçorinë e tanishme të fotografive, përdoruesit mund të ngarkojnë fotografi, të klikojnë tek secila fytyrë në një fotografi për etiketim, të etiketojnë një fotografi me një mik që i ka fotografuar dhe të vazhdojnë procesin derisa ta të bëhet etiketimi i tërësishëm i albumit.

Nëse keni një album të madh apo shum miq në një fotografi të vetme, ky proces shëndërrohet në joefikas dhe të lodhshëm. Për të zgjidhur këtë problem, Facebook ka implementuar një teknologji të njohjes së fytyrës që do të gjej në mënyrë automatike fytyrat në fotografi dhe do t’i zgjedh ato, duke eliminuar shumicën e hapave të lodhshëm për të etiketuar miqt tuaj në fotografitë e shpërndara nëpër Facebook. Miqt tuaj veçse janë të zgjedhur nga softueri, dhe e tëra që juve ju mbetet të bëni është të përgjigjeni tek pyetja e Facebook, “Fytyra e kujt është kjo?”.

Teknologjia është e ngjashme me teknologjinë e njohjes së fytyrës që përdoret në shumicën e aparateve digjitale të ditës së sotme. Gjersa vet teknologjia mund të mos jetë tërësisht e re, ajo është një veçori e mençur dhe e mirëseardhur në veçoritë e Facebook Photo.

Kompania gjithashtu ka premtuar se detektimi i fytyrës është vetëm njëri prej shumë veçorive të reja që do të shpalosin gradualisht. Gjithashtu është intersant fakti se postimi është shkruar nga Sam Odio, një prej bashkëthemeluesve të Divyshot, që Facebook ka blerë në prill, në mënyrë që të përmirësojë produktin e saj të fotografive.

LEXO EDHE:  Windows 10 e instaluar në gjysmën e kompjuterëve me sistemin operativ të Microsoft

Cilat do të jenë veçoritë dhe përmirësimet tjera që do të sjellë Facebook, mbetet të shihet…

Lajmet e fundit>