Biznes

Facebook duhet të shesë një aplikacion që e bleu një vit më parë

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Nëntor 2021
Rivali numër 1 i Facebook në industrinë e reklamimit, Google, operon platformën e saj të imazheve GIF quajtur Tenor. Facebook duhet të shesë një aplikacion që e bleu një vit më parë

Kompanisë mëmë të rrjetit social Facebook, Meta, i është kërkuar nga autoritetet Britanike të shesë platformën e imazheve të animuara Giphy.

Sipas autoriteteve, blerja e Giphy nga Facebook cenon konkurrencën mes platformave të medias sociale.

Facebook tha se do të apelojë vendimin.

Rrjeti social bleu Giphy për 400 milionë dollarë në Maj të 2020-ës për të integruar platformën në rrjetin social Instagram.

Rivali numër 1 i Facebook në industrinë e reklamimit, Google, operon platformën e saj të imazheve GIF quajtur Tenor.

Autoritetet tremben idesë se rrjeti social mund që një ditë të privojë konkurrentët nga aksesimi i librarisë së Giphy. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  Facebook verifikon një mashtrues Bitcoin si faqja zyrtare e Elon Musk