Siguri

Facebook e ka të pamundur krijimin e privatësisë

Publikuar , 07 Maj 2010
0
Facebook e ka të pamundur krijimin e privatësisë

Çdo gjë ndërlidhet me përdorimin e motorëve të rekomanduar, që minon linkun që paraqitet në ueb faqet e rrjeteve sociale për të rekomanduar gjëra si kontakte dhe produkte për të blerë.

Kjo është e mrekullueshme për reklamim, por këto gjëra janë dukshëm komprometuese për privatësinë tuaj duke shpalosur shijen e varfër për muzikë apo faktin se ju keni folur me ish gruan tuaj.

Hulumtuesit pranë Stanford University kanë thënë se thyerjet në privatësi janë të paevitueshme, dhe realisht kanë arritur të gjejnë se ka një limit fondamental në nivelin e mundur të privatësisë kur rrjetet sociale minohen në këtë mënyrë.

Thjeshtë thënë, informacionet mbi rekomandimet munden të jenë vetëm të sakta nëse ju thyeni privatësinë e përdoruesve të rrjeteve sociale. Gjë që ka kuptim nëse e shqyrtoni si duhet.

“Kjo gjetje gjuan një pyetje serioze mbi fizibiltetin e zhvillimit të algoritmeve të rekomandimeve sociale që janë edhe të sakta edhe ruajtëse të privatësisë për shumë të dhëna të jetës reale” thanë autorët e studimit.

Facebook është një biznes, dhe këta motor janë vetëm një mënyrë përmes së cilës mund të fitohen para. Në ndjekje të profitit privatësia thyhet dhe vendos gjërat në ndryshime që të ecin tutje, por mbetet të shihet nëse shumica e njerëzve do të bëjnë një tregti për të qenë “social”.

Rrallë mund ët shohësh një hulumtues të sigurisë apo avokat të privatësisë në Facebook. Ka një arsye për këtë dhe të gjithë e dimë cila është. Mungesa e privatësisë!

LEXO EDHE:  Europol lançoi mjetin e ri të neutralizimit të të gjithave versioneve të ransomware GandCrab

Lajmet e fundit>