Vëzhgim

Facebook e Twitter gjejnë përdorim të gjerë në Japoni

Publikuar , 13 Mars 2011
0
Facebook e Twitter gjejnë përdorim të gjerë në Japoni

Operatorët mobil të Japonisë janë duke kufizuar thirrjet me zë në rrjetet jo funksionale, ku NTT DoCoMo ka kufizuar rreth 80% të thirrjeve, në veçanti në Tokio dhe në pjesën veriore të Japonisë, ku valët e cunamit kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme. Edhe operatorët tjerë si Softbank dhe Au nuk kanë qenë në gjendje t’i u ofrojnë sinjal konsumatorëve të tyre. Qytetarët kanë raportuar se nuk kanë qenë në gjendje të kontaktojnë miqtë e familjarët e tyre as përmes operatorit DoCoMo.

Por Twitter, Facebook dhe rrjeti social Japonez Mixi, po ndihmonin dhe po vazhdojnë të ndihmojnë në mbylljen e vrimave të komunikimit, për shkak se rrjetet online kanë mbijetuar, edhe pse kjo nuk mund të thuhet për qytetin e Tokios.

“Kam parë shumë njerëz nëpër rrugë duke folur me celularë, por ka pasur rreshta të gjatë edhe para kabinave telefonike” tha Brian Chapman për CNET, një gazetar që jeton në Tokio. “Facebook dhe Skype po ofrojnë mënyrat më të mira për të qëndruar në kontakt. Shumë njerëz po pranojnë informata televizive në celularët e tyre, për shkak se TV-të e zakonshëm nuk po funksionojnë”

Shumë njerëz të tjerë që janë anëtarë të rrjeteve sociale kanë dhënë komente të ngjashme dhe siç duket kjo në njëfarë forme po i motivon ata që të qëndrojnë të fortë në raste të këtilla të fatkeqësive natyrore. Por në anën tjetër duket se kjo gjithashtu po kontribuon që të qëndrojnë në kontakt me pjesën tjetër të Japonisë dhe me njerëz tjerë të shumtë anembanë botës.  /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Lajmet e fundit>